Detaji prekës, i riu që dha jetën për të shpëtuar të fejuarën pas një jave martonte motrën


Dalin detaje të reja lidhur me 29-vjeçarin Ervid Palaj, i cili humbi jetën këtë të diel në plazhin e Velipojës.

Gjithçka ndodhi teksa Palaj, arriti të shpëtojë nga dallgët të fejuarën e tij Lori, e cila ndodhej në rrezik.

Nga të dhënat paraprake, bazuar edhe në dëshmitë e të pranishmëve, bëhet me dije se i riu humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të fejuarën e tij, e cila nuk ka rrezik për jetën.

Por pasi ka shpëtuar vajzën e zemrës, Palaj nuk ka mundur të dalë dot, për shkak edhe të detit me dallgë.

Por ndërsa dita e djeshme, duhet të ishte për tu argëtuar dhe çlodhur, ndodhi gjëma. Kjo pasi fundjavën që vjen në familjen Palaj kishte dasmë, por para saj priu erdhi morti. Ervidi do martonte të motrën për pak ditë.

Baby Boo