Detaje tronditëse për ngjarjen e fundit në Manastir


Prokuroria e Prilepit ka ngritur padi penale kundër E.T (24) nga Manastiri, i punësuar si polic në stacionin policor në Manastir, për shkak të ekzistencës së bazës së dyshimin për kryerjen e veprës penale, “vrasje” e paramenduar dhe e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Siç njofton Ministria e Brendshme, dje rreth orës 12:00, E.T ka kontaktuar tashmë me të  ndjerin A.B(36) nga fshati Jellovjan dhe i ka ofruar për shitje një automjet “Golf 5”, në pronësi të J.S. nga Manastiri.

Të dy janë vënë në kontakt nëpërmjet faqes së rrjetit social Facebook dhe janë pajtuar të takohen të njëjtën ditë rreth orës 2:30 të mëngjesit për të parë makinën, e cila ishte ofruar për shitje nga E.T për një shumë prej 3,600 euro.

Pasi janë takuar dhe B.A ka parë automjetin, të dy kanë nxituar për në fshatin Belovodica, ku duhej të takoheshin me pronarin e automjetit.

Pas mbërritjes në fshatin Belovodicë, të dy personat kanë dalur nga automjeti.

Në një moment, E.T. ka nxjerrë ​​pistoletën e tij zyrtare që ka gjuajtur katër plumba, në drejtim të ndjerit A.B., i cili ka vdekur në vend.

Më pas E.T nga i ndjeri A.B ka marrë një çantë në të cilën kishte 4,000 euro, para që duhej t’i paguheshin pronarit të automjetit.

Pastaj E.T nga makina ka marrë një shishe plot me benzinë ​​dhe një kapelë të zezë që e ka vendosur në fytyrën e B.A, ai e ka spërkatur me benzin ku më pas ja ka vendosur flakën. Pas krimit i dyshuari E.T ka vazhduar në drejtim të Manastirit./Pa Censurë

Baby Boo