Detaje për incidentin në spitalin e Kumanovës


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e djeshëm në spitalin e Kumanovës. Në raportin ditor të MPB-së thuhet se të shtunën më 26 shtator në orën 9 e 07 minuta në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë një mjek nga Reparti Intern i spitalit ka paraqitur se është su*lmuar fizikisht nga kolegu I tij.

Më tej në raportin ditor theksohet se në koordinim me Prokurorin Publik do të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen të rastit. Nga Prokuroria Themelore Publike thanë për Alsat se në institucionin që ata drejtojnë akoma nuk ka arritur një njoftim me shkrim nga MPB-ja bashkë me dëshmitë e siguruara. Në momentin që do të arrijë Prokuroria në fjalë do të veproj në bazë të kompetencave ligjore. Gjithashtu nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se institucioni i tyre në Kumanovë për incidentin në fjalë është njoftuar gojarisht.

Një ditë më parë në spitalin e Kumanovës është su*lmuar fizikisht mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit tha se është sulmuar dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk i është përgjigjur telefonatës së tij dhe nuk ka marr në kontroll shëndetësor një të afërmit e mjekut Ylber Isufi. Nga ana tjetër mjeku Ylber Isufi hodhi poshtë akuzat e kolegut të tij Shukri Fazliu.

Ai tha se vetëm kishte kërkuar sqarim nga Fazliu se përse nuk e kishte pranuar në kontroll shëndetësore pacientin që kishte pritur për 45 minuta. Incidente në spitale kanë ndodhur edhe më parë por kryesisht mjekët ishin në shënjestër të pacientëve ndërsa rasti i Kumanovës është i pari kur mjeku su*lmon mjekun./Melihate Rustemi

Baby Boo