Detaje nga vr*asja në Inxhikovë


Një kri*smë ar*me ka trazuar mbrëmjen e kaluar banorët e një pjesë të lagjes Inxhikovë të Shkupit. Me të dëgjuar se e njëjta ka ardhur nga shtëpia e fqinjit të tyre kanë dal në oborr mirëpo kanë pasur fri*kë të afrohen më shumë. Pak më vonë kuptuan se dy persona kishin hyrë me forcë në shtëpinë e fqinjit të tyre duke vr*arë kryefamiljarin. Shtëpia ku ka ndodhur vr*asja është në një zonë më të veçuar të Inxhikovës dhe me ndriçim të dobët andaj thonë se nuk kanë arritur të shohin asnjërin nga dy personat e maskuar.

“Kjo është shtëpia në të cilën në orën 22:30 të mbrëmjes së kaluar i zoti i shtëpisë është që*lluar në kokë nga persona të panjohur në sy të bashkëshortes së tij ndërkohë që në dhomën tjetër ka pasur mysafirë”.
Sipas fqinjëve i ndjeri dhe bashkëshortja e tij u kanë ofruar gra*bitësve orë celular dhe gjësende të tjera meqë nuk posedonin para. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka informacione nëse kanë apo jo ndonjë pistë apo nëse është vje*dhur diçka nga shtëpia.

Ministria e Punëve të Brendshme:
“Në orën 23:06 M.N ka paraqitur se në oborrin e shtëpisë që gjendet në Inxhikovë të Shkupit pas një debati të dy personave me bashkëshortin e saj I.A (49) njëri prej tyre ka që*lluar drejt tij. Sipas denoncueses të dy personat kanë kërkuar para nga I.A por kur ju ka thënë se nuk ka para njëri nga dy personat e ka që*lluar. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vde*kjen”

Shtëpia në fjalë përdorej nga vik*tima kryesisht për ruajtjen e bagëtive që posedonte dhe të makinerive pasi i ndjeri merrej me ndërtim./Evi Shkopi

Baby Boo