Dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta bllokuar Kosovën në OBD

Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila po mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.

Baby Shop Charli

Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, z. Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.

Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës.

Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere.

Ndërkaq, mediat serbe po raportojnë vazhdimisht sot se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors