Ngritet kallëzim penal ndaj një polici, ka sulmuar kolegun e tij i cili po përcillte një të burgosur për në Klinikat e Shkupit


Njësiti për krime të dhunshme pranë SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër S.S., zyrtar policor në Departamentin për siguri të personave dhe sendeve të caktuara, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ” pengimi i një zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare”, sipas nenit 382 të Kodit Penal.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër S.S. ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës disiplinore për shkelje të rënda të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, neni 187 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Ligjit për Punët e Brendshme dhe neni 26 i Kodit të Etikës për sjelljen e punëtorëve të MPB-së dhe pezullim të përkohshëm nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe penguar zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, duke e përcjellë një të dënuar nga Burgu i Idrizovës në kompleksin e klinikave.

Baby Boo