Dështoi sërish zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë të Shkupit


Këshilli i Prokurorëve nuk kishte kuroum për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë së Lartë në Shkup, mungonte anëtari Ljubomir Joveski. Kështu, në seancën e sotshme u zgjodh shefi aktual Mustafa Hajrullai si ushtrues detyre shef i kësaj prokurorie. Pas tërheqjes së Fatime Fetait, në garë për të udhëhequr me këtë prokurori janë Mustafa Hajrullai dhe prokurori i lartë, Burim Rustemi./Alsat.mk

Baby Boo