Ekzekutuesi në xhami nuk e kurseu as tre vjeçarin Mucad Ibrahim!


Tre vjeçari, Mucad Ibrahim u raportua dje si i zhdukur nga familja e tij. Ai ishte në xhaminë, ku ndodhi rasti i tmerrshem ku mbetën pa shenja jete 50 persona.

Vëllai i Mucadas, Abdi ka konfirmuar që vëllai i tij i vogël ka ndërruar jetë deri sa po tentonte të ikte nga ekzekutuesi.

Mucada kishte shkuar bashkë me babin dhe vëllain e tij për t’i ndjekur lutjet e së premtes.

Besohet se në kohën e sulmit, Mucada kishte vrapuar në drejtim të personave të armatosur.

Një mik i familjes konfirmoi që tre vjeçari kishte ndërruar jete në krahët e babit të tij mbrëmë.

Baby Boo