‘Derisa në botë ka rënie, në Kosovë ka ngritje’, analisti çuditet me trendin e inflacionit ‘Derisa në botë ka rënie, në Kosovë ka ngritje’, analisti çuditet me trendin e inflacionit


Analisti Shenoll Muharremi është shprehur i çuditur me trendin e inflacionit në Kosovës, përcjell Syri.net Kosova

Ai ka vlerësuar se kur bota po shënon ulje të inflacionit, në Kosovë ka rritje të inflacionit.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se kjo tregon se nuk po funksionon diçka në Kosovë.

“Trendet globale të inflacionit janë në rënie. Për çudi, në Kosovë shënuam trend të rritjes së inflacionit në fillim të 2023. Kur po rritet inflacioni në botë, Kosova përcjellë trendin e rritjes. Kur po ulet inflacioni në botë, Kosova nuk po e përcjellë trendin, tek ne po vazhdon të rritet. Diçka nuk po funksionon”, ka shkruar Muharremi.

Baby Boo