DERISA FËMIJËT E POLITIKANËVE BËJNË LLUKS, KËTO JANË SHIFRAT E TË PAPUNËVE NË KOSOVË


InDoks ka realizuar dokumentarin “Fëmijët e pushtetarëve mes LLUKSIT dhe KRIMIT”, ku janë shpalosur fakte të lluksit dhe bizneseve kriminale të fëmijëve të politikanëve kosovarë.

Këtu mund ta shikoni dokumentarin e plotë të InDoks: “Fëmijët e pushtetarëve mes LLUKSIT dhe KRIMIT”.

Përderisa kemi politikanë, fëmijët e të cilëve bëjnë jetë luksoze, duke vizituar vendet më atraktive në botë, fat të njëjtë nuk e kanë të rinjtë tjerë në Kosovë.

Në Kosovë janë 73 mijë e 560 të rinj të moshës 15-24 vjec. Prej tyre mbi 40 mijë janë të papunë. Mbi 55 për qind e rinisë janë të papunë.

Por, klasa e pushtetarëve është përkujdesur që këtë realitet të mos e jetojnë fëmijët e tyre. Fëmijët e tyre jetojnë një Kosovë tjetër. Një Kosovë ku fare leht merr bursë, udhëton jashtë shtetit dhe ke para të shpenzosh në lluks.

Kryeministra, ministra, drejtorë ndërmarrjesh publike, deputetë e biznesmenë të lidhur me pushtetin janë kujdesur që fëmijët e tyre të jetojnë në lluks, duke mos e pasur nevojën e aplikimit të barabartë me qytetarët për një vend pune. Edhe kur kanë pasur nevojë për punë, janë përkujdesur që t’ia gjejnë një vend pune në institucionet publike ose të nisin biznese, që gjithashtu kanë gëzuar mbështetje të pushtetit.

Baby Boo