Deri tani gjashtë ankesa për referendumin


Deri të KSHZ-ja kanë mbërritur gjashtë ankesa për procedurën për votim, numërim dhe përcaktim të rezultateve për referendumin që u mbajt të dielën më 30 shtator. Ankesat u dedikohen vendvotimeve në Kumanovë dhe në Vinicë, ndërsa në një prej tyre kërkohet kontroll në të gjithë materialin e votimit.

Afati për dorëzimin e ankesave skadon sonte në orën 22. Sipas informatave nga KSHZ-ja, dy nga ankesat kanë të bëjnë me një vendvotim në Kumanovë dhe janë me përmbajtje të njëjtë. Një nga vëzhguesit në këtë vendvotim i ka dorëzuar këto dy ankesa identike në të cilat pohon se kryetari i këshillit zgjedhor e ka keqpërdorur detyrën me korrigjime të procesverbalit nga votimi.

Katër ankesat e tjera janë dorëzuar nga Todor Petrov dhe nga Kongresi Maqedonas Botëror. Todor Petrov në një nga ankesat kërkon hapjen dhe kontrollin e të gjithë materialit të votimit në referendum.

Ndërsa një ankesë tjerë është dorëzuar për një vendvotim në Vinicë, ku siç është theksuar në ankesë, kanë munguar shtatë nga fletëvotimet e papërdorura./Pacensure

Baby Boo