DAP: Ditëve në vijim do të ketë aplikacion për platformën IOS


Drejtoria e të Ardhurave Publike sot njoftoi se ditëve në vijim do të rregullohet aplikacioni për kthimin e TVSH-së përmes telefonave Iphone, respektivisht përmes platformës IOS.

“Bëhet fjalë për një rrjet ose platformë më të ndërlikuar, prandaj aplikacionit për këtë platformë do të vonohet. Presim që së shpejti edhe përdoruesit e iPhone të kenë qasje në aplikacion. Shërbimet tona janë në dispozicion për të gjithë qytetarët ndërsa të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mund të na kontaktojnë”, tha Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Ndërsa sa i përket shqetësimeve në publik për faktin se aplikacioni është zhvilluar nga personi privat Kiril Sokolov,nga DAP sigurojnë se aplikacioni është prodhim i personit fizik, respektivisht i kompanisë “Akcent”./Alsat

Baby Boo