Deputetja flet pas shkarkimit: Quhem Rudina Azem Hajdari, amaneti i tij do shkojë deri në fund (VIDEO)


Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën në Kuvend, pas lajmit se është shkarkuar si kryetare e grupit demokrat në Kuvend. Hajdari me tone të ashpra u ndal edhe njëherë tek mbledhja e djeshme e Këshillit Politik.

Deputetja tha se ndryshimi i sistemit është kauza më e fortë sot, ndërsa theksoi se do i shkojë deri në fund betejës, duke përmendur faktin se është e bija e Azem Hajdarit.

“Ka ardhur këtu për të diskutuar një gjë tjetër, sapo më erdhi lajmi. Për këshillin politik që ne diskutuan bashkarisht cështjen që nuk përfshin ndryshimin e sistemit. Kjo është kauza më me vlerë sot. Politikanët kanë pas veten një njeri që i mban në këmbë. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem kurrë pjesë e asaj opozite. Nuk bëhem pjesë e pazareve. Politika është për të dhënë shpresë. Sot ne duhet ta bëjmë këtë gjë, ta çojmë këtë mision deri në fund.

Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Këtu duhet të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur që i shkelim syrin njëri-tjetrit. unë nuk do bëhem kurrë pjesë e atij pazari, nuk do jem kurrë mashtruese në këtë vend. Do kem shumë njerëz që do më luftojmë, por ama dijeni mirë që qytetarët, e dinë që unë quhem Rudina Azem Hajdari. Amaneti i tij do shkojë deri në fund”, tha Hajdari.

Baby Boo