Deputeti Ismaili: Nënshkrimi im qëndron për rrëzimin e Qeverisë, të tjerat janë shpifje


Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është prononcuar pas disa spekulimeve se ai tërheq nënshkrimin e tij për formimin e shumicës së re për rrëzimin e qeverisjes aktuale.

“E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicen e re parlamentare.

Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojne ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, derite Kryetari, Kryesia Qendrore dhe Kuvendi Qendror. Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi”, ka nënvizuar Hysni Ismaili.

Baby Boo