Deputeti i LDK-së tregon arsyet pse nuk votoi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka treguar arsyet se pse nuk e ka nënshkruar sot mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se nuk e përkrah largimin e Agim Veliut, por që, ka kërkuar më shumë kohë që kjo situatë të sqarohet.

“Unë kam qenë parimisht që mos të shkojmë në këtë fazë të krizës, që të kemi një afat më të gjatë, që mos me shku në zgjedhje në këtë fazë që jemi. Jo që e përkrahi një gjë të tillë pse e ka larguar Agim Veliun në atë formë, sepse kjo ndoshta po përdoret si pretekst, nuk e di. Ajo cka unë nuk kam nënshkruar e s’më ka pëlqyer kjo formë është thjeshtë që është dashtë të kemi më shumë kohë për ta sqaruar këtë situatë”, ka thënë Shala.

Katër deputetë të LDK-së, kanë shprehur qëndrime ndryshe sa i përket këtij mocioni. Janë deputeti Haxhi Avdyli, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputeti Ardian Shala dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Baby Boo