“Arrestohet” qeni që i sulmoi mjekët në Prishtinë


“Arrestohet” qeni që i sulmoi mjekët në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se është kapur qeni që sulmoi tre mjekë në QKUK.

“Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Ai tani është në mbajtje” ka thënë Rama ndër të tjera.

Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama në konferencë për shtyp të premten.

I pari i Prishtinës njoftoi se javën e ardhshme do të thërrasin një konferencë në nivel lokal, “pasi siç kam thënë, ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga një komunë”./Ditori/

📷Ilustruese

Baby Boo