Deputeti AAK opozitare thotë se nuk ka para për të pirë kafe


Deputeti Bekë Berisha është adhurues i madh i kafes. Brenda një dite ai pati thënë se pi 50 e nganjëherë edhe 60 kafe.
Berisha e di që e tepron me pirjen e kafes, por pati treguar se kjo i është bërë shprehi edhe për shkak të takimeve të shumta që zhvillon gjatë ditës.

“Disponimi për ta filluar punën në seancë në mëngjes është pak mundim”, pati thënë Berisha teksa ishte pjesë e pushtetit.
Tash e tutje situata duket të ketë ndryshuar.
Shkuarja e partisë së tij, AAK-së, në opozitë ka ndikuar edhe në buxhetin e tij.
Tashmë thotë se do t’i pi vetëm nga dy kafe nga sa i konsumuar në ditë – për shkak se opozita nuk ia ofron lluksin e mëhershëm.

Baby Boo