Klinë: 18 të lënduar nga një ak*sident trafiku mes katër veturave


18 persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 19 në fshatin Grabanicë të Klinës.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në aksident ishin përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave, ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova.

Baby Boo