Depp shkruan memoare për vështirësitë e tij: Kam rënë aq poshtë saqë nuk mund të bija më

GLASTONBURY, ENGLAND - JUNE 22: American actor Johnny Depp introduces his film "The Libertine" on day 1 of the Glastonbury Festival 2017 at Worthy Farm, Pilton on June 22, 2017 in Glastonbury, England. (Photo by Ki Price/Getty Images)

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, Johnny Depp ka folur hapur rreth falimentimit, veseve të tij dhe jetës pas shkurorëzimit.

Takimin me gazetarët e revistës e kishte bërë në një banesë në Londër, ku është dashur të paguajë 7.540 funte (8.570 euro) për një natë.

Gjatë intervistës, aktori ka tymosur një kombinim të duhanit me marihuanë dhe kishte pirë shumë alkool, ndërsa në fillim të bisedës u kishte ofruar verë gazetarëve.

“Nuk është e vërtetë që shpenzoj 30.000 dollarë në vit për verë, shpenzoj shumë më tepër”, ka thënë Depp.

Lexo po ashtu:

Veç kësaj, ai ka pranuar se kishte vuajtur shumë pas shkurorëzimit nga aktorja Amber Heard.

“Rashë aq poshtë saqë nuk mund të bija më. Hapi tjetër ishte – të shkoja diku me sytë hapur dhe të kthehesha me sytë mbyllur. Nuk mund ta duroja dhimbjen”, ka pranuar 55-vjeçari.

Ai ka rrëfyer se gjatë turneut me bendin “The Hollywood Vampires” nisi t’i shkruante memoaret e tij me një makinë të vjetër shkrimi.

“Gjithmonë kam dashur të bëj vetëm mirë dhe mendoj se kështu kam vepruar. Nuk e kuptoja se çfarë më ka gjetur. Një mëngjes e mbusha një gotë verë dhe u ula pranë makinës së shkrimit. Në mbrëmje i kisha sytë plot lot dhe nuk e shihja as letrën as shkronjat”, ka thënë ai.

Në atë periudhë, Depp i kishte humbur të gjitha paratë, ndërsa nuk e kishte kuptuar se ndodhej në një situatë shumë të keqe derisa humbi gjithçka.

Baby Boo