“Deponia e Shutkës na kushton me jetë”! “Iniciativa O2” alarmon për dëmet ndaj shëndetit


“Është e turpshme të ekzistojnë deponi të tilla në qytet të një shteti që pretendon të jetë shtet evropian,” tha Nevenka Georgievska, Iniciativa O2.

Kështu e përshkuan përfaqësuesja e shoqatës ekologjike Iniciativa O2, Nevenka Georgievska gjendjen me deponinë e egër në Shuto Orizare e cila për 24 orë ndoti tërë qytetin e Shkupit.

Duke shpërndarë kronikën e TV21 në faqen e tyre në Fejsbuk, kjo iniciativë ka kujtuar edhe për raportin e Institutit të Shëndetit Publik, i cili qysh para një viti kishte alarmuar për dëmet që mund t’i shkaktojë deponia në rrugën e frymëmarrjes dhe të tretjes së banorëve që jetojnë rreth deponisë. Georgievska prandaj thotë se kjo deponi qytetarëve të Shkupit është duke u kushtuar me jetë.

“Se ekzistojnë deponi të egra dhe se duhet të pastrohen, ekzistojnë programe prej shumë vjetësh dhe përfundime, por megjithatë asgjë nuk është bërë në atë terren, përveç asaj se gjuhen përgjegjësitë. Vullnet nuk ka dhe problemi ekziston për shumë vjet, megjithatë duhet të fillohet të zgjidhet i njëjti sepse ajo na kushton jetë,” tha Nevenka Georgievska, Iniciativa O2.

Aktivistja Georgievska ka qenë në takimet që qytetarët e Vizbegut kanë realizuar me krerët e komunave të Shkupit. Thotë se të gjithë kryetarët premtuan banorëve se deponia do të pastrohet, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Unë kam marrë pjesë në ato takime ku kanë marrë pjesë kryetarët e Butelit dhe Shuto Orizares dhe MPB-së dhe kanë thënë se problemi do të sanohet, dhe ja dy vjet prej asaj, ende ai problem ekziston. Se a do të gjejnë mjete apo nuk do të gjejnë, ky nuk është problem i yni, nuk është problem i qytetarëve. Ata janë institucione dhe meqë e kanë marrë përgjegjësinë për të udhëhequr, ata është dashur ta dinë se duhet të gjejnë mjete për ta zgjidhur problemin,” tha Nevenka Georgievska, Iniciativa O2. Ajo propozon që deri te sanimi, deponitë të sigurohet që mos të mbushet më tej. Se deponia është dashur të jetë e mbyllur, ditë më parë për këtë deklaroi kryetari i Shkupit,Petre Shilegov, por kamera e TV21 në terren takoi një furgon i cili kishte ardhur për të gjuajtur mbetje. Thanë se janë me lejen e kryetarit te Shuktes Kurto Dudush, por ky i fundit e mohoi këtë gjë. Për pastrimin e kësaj deponie Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor ka nënshkruar marrëveshje me kompania Asfalt Dooel Skopje. Nga kjo kompani ta pakapshëm për TV21 për të treguar se pse hapësira që është dashur të sanohet, ende është e mbushur me mbeturina.

Baby Boo