Drejtori i “Normak Invest Group” Aki Etemi: Me investimin e ri prej 15 milionë euro përforcojmë ekonominë e Pollogut


Sot, në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë është bërë vendosja e gurrthemelit të investimit të ri të kompanisë Lear dhe Normak, një investim i cili do të mundësojë 1.500 mijë vende të reja të punës.
Kryetari i bordit “Normak Invest Group”, Aki Etemi tha se ky investim kap vlerën prej 15 milionë euro, dhe do të krijojë nga 100-1500 vende të reja të punës. Me këtë investim vlera totale e investimit në LEAR do të kalojë mbi 40 milionë euro.

“Normak Invest Group” me këtë investim ka përfocurar ekonominë e Pollogut dhe ju ka mundësuar qytetareve një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt
“Ky investim kap vlerën prej 15 milionë euro, dhe do të krijojë nga 100-1500 vende të reja të punës. Me këtë investim vlera totale e investimit në LEAR do të kalojë mbi 40 milionë euro.
“Normak Invest Group” me këtë investim ka përfocurar ekonominë e Pollogut dhe ju ka mundësuar qytetareve një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt.

Në këtë kohë të pa kohë, ku vendi përballet nga virusi Covid 19, në momentin që kjo pandemi përpos kr*izës shëndetësore shkaktoi edhe kr*izë ekonomike ku si rrjedhojë e sajë për fat të keq u mbyllën shumë biznese e mijëra punëtor ngelën pa vende të punës.

Zona e Tetovës merr hapin diamaterialisht të kundërt, hap vende të reja të punës, të bëjë investime dhe recension global të pa parë deri më tani.
Ju falënderohemi institucioneve, të gjitha figurave që dhanë kontribut për realizmin e këtij projekti që sot është një nder e krenari për të gjithë ne që ë kemi këtë projekt të përmasave të këtilla dhe kaq serioz në këtë rajon.

E gjitha kjo do të ishte e pamundur pa mbështetjen e Ali Ahmetit. Qëndrimi juaj pro perendimor në kohë të duhur dhe në moment të caktuar e bëtë të realizueshëm këtë rezultat dhe këtë sukses” tha Aki Etemi nga Normak Invest Grup.
Në këtë ngjarje ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministri i Financave z. Fatmir Besimi, ministri i Punëve të jashtme z. Bujar osmani, ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi dhe funksionarë të tjerë.

Baby Boo