Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë


Mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve.

Në video shihet një depo municioni që i përkiste ushtrisë armene duke u shkatërruar.

Kjo sipas medias, u konfirmua nga Shërbimi Shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Shpërthimet shihen qartë në video.

Pas thellimit të konfliktit, Azerbajxhani sot shpalli gjendjen e luftës në vend, dhe bëri thirrje për mobilizim ushtarak.

Baby Boo