Denoncohet mësuesi pedofil në Vlorë

Një 11-vjeçare është ngacmuar nga mësuesi i saj dy muaj më parë, por familja e të miturës e bën publike për Report Tv pas dy muajsh për shkak të opinionit.

Baby Boo

Nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap. Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.

Por historia bëhet edhe më e rëndë për faktin se, sikurse denoncojnë edhe gjyshërit e 11-vjeçares, edhe drejtoria Arsimore Rajonale ishte në dijeni, por nuk ka marrë masa. Nëna, gjyshërit por edhe vetë 11-vjeçarja rrëfejnë detaje nga kjo ngjarje, e rëndë.

Report Tv disponon denoncimin me detaje si të familjes së të miturës, ashtu edhe të dhëna për mësuesin në fjalë, por duke dashur t’ia lërë drejtësisë të hetojë, ka mbrojtur të dhënat e të dyja palëve. Policia e vënë në dijeni për ngjarjen nga media, u shpreh se do të shkojë për të verifikuar rastin dhe për të ndjekur më tej procedurat ligjore

 


Restorant Lumare