Denoncimi/ “Agresori pi birra me policinë, vëllai im rëndë në spital. Prokuroria nuk heton”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim nga qytetari dixhital, ku ky i fundit akuzon policinë dhe prokurorinë e Lushnjës. Sipas Berishës tashmë narkopolicia dhe narkobandat janë bërë një.

Ndërkohë, qytetari i shkruan Berishës se para tri ditësh vëllai i tij është dhunuar nga një pronar i një lokali pranë spitalit të Lushnjës, ndërsa policia ende nuk e ka arrestuar autorin. Madje ai shton se as prokuroria nuk ka nisur hetimet, ndërkohë që akuzon punonjësit e policisë se me agresorin pijnë birra dhe nuk e arrestojnë.

DENONCIMI TEK BERISHA
Sot janë një, narkopolicia dhe narkobandat!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Z.Doktor.
Ju shkruaj për të denoncuar komisariatin e Lushnjës, Prokurorin e Lushnjës dhe Spitalin e Lushnjes.
Vellai im eshte goditur pa asnje arsye, pa asnje sherr e debat ne nje lokal prane spitalit te Lushnjes nga pronari i lokalit shtetasi Edi Gega, ky i fundit ka thirrur ne ndihme edhe 3 shoket e tij qe nuk janë identifikuar nga policia. Pasi e kanë goditur dhe gjakosur vellain ne prani te nenes se moshuar e kanë marr dhe e kanë hedhur ne rruge. Vellai eshtë ngritur nga nena dhe eshtë derguar ne urgjencen e spitalit ku ka marr sherbimin mjekesor dhe qendron prej 3 ditesh i shtruar ne gjendje te rend ne spital. Ne fillim dua te denoncoje se si eshte e mundur qe nuk arrestohet ne flagrance nga policia ky individe? Po sikur te ndodhi me e keqja per vellain dhe ky person te arratiset, kush mban pergjegjesi? Si eshte e mundur qe prokuroria e Lushnjes nuk nis hetimin? Dua te denoncoje edhe mjekun ligjor qe eshtë duke manipuluar diagnozën e vellait dhe duke shtrembëruar rastin. Si eshte e mundur qe ky prototip Edi Gega dhe prototipat e komisariatit qe e lenë te lire pine birra dhe raki sebashku pa mbajtur fare përgjegjësi? Ku eshtë shteti qe votuam ketu…? Per cfarë vetingu flet kryeministri Rama kur vet shefat e komisariateve jan pale me krimin. Nese nuk behet drejtesi …do te behet vetegjyqesi se nuk ka rruge tjeter perderisa nuk ka shtet ne Shqiperi.
Falemindert”

Baby Boo