DËNOHET ÇIFTI GJERMAN, SHISNIN DJALIN 9 VJEÇAR PËR SEKS ME PARA


Një çift gjerman është dënuar për shkak të shitjes në internet të djalit të tyre 9-vjeçar në këmim të seksit me para.

Ata u dënuan me burg në një rast që tronditi vendin.

Mediat vendasë raportojnë se gjykata shtetërore e Freiburgit e dënoi çiftin të martën me nga 12 vjet e gjysëm burg secilin.

Berrin T, 48 vjeç dhe Christian L, 39, janë të dy shtetas gjermanë, që jetojnë në Staufen afër Freiburgut.

Të dy u akuzuan për abuzimin dhe përdhunimin në mënyrë të përsëritur të djalit, të tyre si dhe shitjen e tij tek meshkujt e tjerë në internet për më shumë se dy vjet. Abuzimi i tij është filmuar.

Çifti tani duhet të paguajë 42 mijë euro për dëmet ndaj djalit.

Gjithashtu edhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan në gjykime të ndara.

Baby Boo