Dën*ohet 13 vjeçari me 10 vite bu*rgim për blasfemi me ligj të sheriatit në Nigeri


Një imam në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë, respekton ata që besojnë se 22 vjeçari që dërgoi mesazh blasfemie në atë aplikacion duhet të dë*nohet, por mendon se dën*imi me vde*kje është shumë i ashpër. Në ditën e njëjtë u dënua e edhe një 13 vjeçar me dhjetë vite bur*gim, po ashtu për blasfemi.

Yahaya Aminu Sharif ishte për mesazh bl*asfemie në aplikacion komunikimi dënuar në muajin gusht në provincën veriore Kano në Nigeri. Në të njëjtën ditë gjykata kishte dënuar edhe Omar Farouq, me dhjetë vite bur*gim, po ashtu për blasfemi.
Këto dën*ime kanë nxitur pro*testa ndërkombëtare dhe kanë nxitur debat të gjerë në Nigeri rreth rolit të ligjit të sheriatit, në një vend të gati të ndarë përgjysmë mes veriut mysliman dhe jugut të krishterë.

Ligji islamik aplikohet në 12 prej 36 provincave të Nigerisë, duke ngritur dy*shime rreth përshtatshmërisë mes dy sistemeve ligjore në atë shtet, ku gjykatat e sheriatit funksionojnë krah atyre sekulare.
Kola Alapinna, avokat që përfaqëson të dy të dënuarit Sharif dhe Farouq, ka thënë se të apeli është dërguar në gjykatën e lartë, megjithëse nuk ka datë të caktuar ende. Ai arsyeton se gjykata religjioze nuk ka juridiksion penal. “Ne jemi shtet sekular” tha Alapinna.
Këto vendime janë dënuar nga disa grupe të të drejtave të njeriut dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Në vet Nigeri ka mendime të ndryshme dhe opinioni publik është i ndarë si në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Baby Boo