Ku po të dhemb Goran, harrove se shqiptarët të çuan në Evropë!


Shkruan Kemajl Goca
Ka muaj që po lazdrohet futbollisti maqedon, Goran Pandev. Ka muaj që ka nisur me iu rritur mendja, duke u ndërsyer edhe kundër Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Ky Gorani ka filluar me treguar se kush kënd e do më shumë! Po mos të ishin shqiptarët Maqedonia e Veriut sot do ta shikonte në televizion Kampionatin Evropian 2020.

Gjashtë futbollistë shqiptarë, si Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Egzon Bejtullai, Visar Musliu e Ferhan Hasani, janë shqiptarët që të çuan në Evropë. Pa këta gjashtë shqiptarë nuk do ta kishe pa kurrë kualifikimin.
A mos vallë se Goranit i ka ra ndërmend se shqiptarët janë bërë faktorë në Maqedoni, president i federatës shqiptar, ndonjëherë më shumë se 50 për qind e përbërjes së Maqedonisë është me shqiptarë, ndoshta kjo i pengon edhe i dhemb lukthi!

Ky i fundit shpërtheu ndaj Sejdinit duke u shprehur se nuk i do të mirën Maqedonisë së Veriut përpara shqiptarëve.
Si shembull solli ndeshjen kundër Kosovës: “Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar”, kështu ka thënë Pandev.
Goran Pandev ka pozuar sërish me fanellën e vjetër të Maqedonisë duke i dalë kundër vendimit të marrë. Pandevit iu ka rritur mendja!

Baby Boo