DËNIMIN DO T’IA FALJA. TORTURAT NDAJ GJYSHIT, JO


Vdes Shyqyri Çoku, oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit që ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, nipi i njërit prej viktimave të torturave të Çokut. Çollaku shpreh zhgënjimin nga drejtësia teksa thotë se Çokut do ia falte dënimin por jo torturat.

“Sot vdiq Shyqyri Çoku,hetuesi dhe torturuesi i gjyshit tim…

Denimin do tia falja…torturat Jo.

I zhgenjyer nga Drejtesia e njerezve..,me besim te Drejtesia e Zotit. !!!”, shkruan Çollaku.

At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë, janë hetuar dhe torturuar nga Shyqyri Çoku.

Baby Boo