Era Istrefi dha një mesazh të koduar me veshjen te klipi i këngës së Botërorit


Era Istrefi s’do mund të na bënte më krenarë se kaq këtë verë.Këngëtarja shqiptare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili zhvillohet kësaj rradhe në Rusi.

Në këtë mënyrë, përmes artit dhe talentit të saj, Era u sigura që një copëz Kosovë të jetë e pranishme edhe në Rusi duke kompensuar mungesën e ekipit kosovar.

Por, pjesëmarrja e Erës në këtë projekt muzikor duket të mos ketë qenë prania e vetme e Kosovës në klip.

Mund të mos e keni vërejtur por Istrefi është siguruar që një mesazh të koduar ta lë edhe në veshje.

E veshur kaltërt, ngjyrë ari e bardh, identetin kosovar, Era e ka shpërfaqur më së miri përmes këtij detaji – kombinimit në veshje.

Kujtojmë se klipi tashmë ka grumbulluar mbi gjashtë milionë shikime duke u listuar në top 5 të trending në botë.

Baby Boo