Dëmtohet selia e OBRM-PDUKM-së, partia e vlerëson si sulm


Mbrëmë është hedhur ngjyrë të kuqe në shumë vende ku është dëmtuar selia e partisë opozitare OBRM-PDUKM, në qendër të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Partia, në konferencë shtypi në orët e vona të natës, deklarojnë se dyshojnë se ka të bëjë me sulm nga persona të lidhur me qeverinë, me qëllim “që ta shtyj OBRM-PDUKM-në drejtë dhunës që më lehtë të de lufta të delegjitimohet kundër kapitullimit të Zoran Zaev me marrëveshjen për emrin”.

Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i partisë të OBRM-PDUKM, tha se “qeveria nëpërmjet provokimeve dëshiron një 27 prill të ri, me çka kryeministri Zoran Zaev do të tregoheshe si viktimë, ndërsa OBRM-PDUKM do të ishte njollosur”.

Janushev i cili ngjarjen e ka cilësuar si sulm ndaj demokracisë, theksoi se partia ka informacione për operacione nga strukturat policore të cilët financojnë dhe nxisin dhunë drejt OBRM-PDUKM-së, ku janë të kyçur edhe persona nga LSDM.

Baby Boo