Arbër Ademi: Viti shkollor duhet të nis nëpër shkolla, jo online


Ministri në detyrë i Arsimit, Arbër Ademi vlerëson se viti i ri shkollor duhet të fillojë me praninë fizike të nxënësve nëpër shkolla, në varësi të gjendjes epidemiologjike në vend. Ai në një deklaratë për Alsat-M theksoi se modelet e përpiluara tashmë nga Ministria e Arsimit do të shqyrtohen edhe një herë në takimin e radhës të Komisionit për Sëm*undje Ngjitëse.

“Nuk ka ekz*istuar dhe nuk ekziston ambicie që nëpërmjet mësimit online të zëvendësojmë mënyrën tradicionale të realizimit të procesit arsimor për arsye se një gjë e tillë është e paarritshme”, theksoi Ademi. Plani i Ministrisë së Arsimit për realizimin e procesit mësimor në kushte pan*demie përmban tre modele: Organizimi i mësimdhënies me prani fizike të nxënësve, Të mësuarit në distancë dhe Koncept i kombinuar i realizimit të mësimdhënies.

Baby Boo