Demostrata anti-covid në Gjermani, Berlini përfshihet nga protestat e dhunshme


Berlini është përfshirë nga protestat e dhunshme pasditen e kësaj të diele.

Protestuesit të cilët kundërshtojnë masat anti-covid të vendosura nga qeveria gjermane, kanë mbushur rrugët e qytetit ndërsa raportohet edhe për raste dhune mes policisë dhe qytetarëve.

Siç shihet në video disa prej protestuesve kanë kërkuar të thyejnë barrierat e policisë të vendosura përpara parlamentit gjerman (Bundestag), ndërkohë që policia ka reaguar duke shoqëruar disa prej tyre ku shihet se në disa raste ka përdorur edhe dhunën.

Sipas të dhënave të policisë, në momentin që është dashur të shpërndahen protestuesit janë hedhur shishe kundër policëve, kjo ka bërë që situata të përshkallëzohet.

Në demonstratën në Friedrichstraße morën pjesë rreth 18.000 vetë.

Në mbrëmjen e së dielës, senatori i Berlinit për çështjet e brendshme, Andreas Geisel (SPD) bëri njoftoi se në demostratë kanë qenë rreth 35.000-38.000 vetë.

Një pjesë e demonstratave u organizua nga lëvizja e Shtutgartit “Querdenken 711”, e cila e kreu mitingun e saj para Portës së Brandenburgut.

Gjatë protestës u panë sllogane të cilat mohonin ekzistencën e koronavirusit. Herë pas here protestuesit thërrisnin për “Rezistencë”.

Baby Boo