Tetovë, zbulohet rrjeti i trafi*kantëve të hero*inës! Zenuni: Baza ishte një kasolle afër fshatit Miletinë


Një grup shpërndarësish të her*oinës është arre*stuar në një kasolle në afërsi të fshatit Miletinë të komunës së Bërvenicës në rajonin e Tetovës. Policë të Sektorit për Punë të Brendshme, gjegjësisht të stacionit policor në Zherovjan, pas një hetimi 30 ditorë kanë arritur që të vënë në pra*nga tre persona të cilët janë zënë në flagrancë me 22 paketime her*oinë. Bëhet fjalë për një 40, 45 dhe një 55 vjeçar të cilët kanë qenë në vendin ku policia ka kryer kontrollin. Naser Zenuni, komandant i stacionit policor në Zherovjan, thotë se policia në rrugë operative ka konstatuar se ky grup ka operuar në komunën e Tetovës, Bogovninës dhe Bërvenicës.

Baby Boo