Demiri: PSP-ja nuk ka më mbështetjen që kishte dikur


Në një debat mes analistëve në emisionin “Programi 200” në Alsat-M mbi fatin e PSP-së, kur ka aq shumë diskutime nga politika, avokati Demiri thotë se PSP-ja nuk ka më mbështetjen që kishte kur u themelua.

“Duke ditur retingun që gëzon Prokuroria Publike Speciale, ku sipas disa informative, i ka në nivel me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me gjykatat në përgjithësi diku rreth 17 % në raport me atë që ka pasur në fillim, ku ka qenë mbi 80 % mbështetje të opinionit publik. Këtë fakt VMRO-ja tenton ta përdorë për komprometimet e saja, duke selektuar prokurorë të veçantë. Qëllimi i kësaj prokurori që nga fillimi i krijimit të saj ka qenë ekskluzivisht politike dhe për fat të keq me disa veprime dhe vendime kjo prokurori i dha ligjshmëri opinionit të VMRO-së”, deklaroi avokati Demiri.

Baby Boo