Demiri: Gruevski në panik, nuk i shpëton burgut


Ish kryeministri Nikolla Gruevski me fshehje dhe ikje nga shërbimet për të mos pranuar vendimin gjyqësor, sipas analistit Alajdin Demiri nuk mund t’i ikë burgut. Demiri për alsat-m.tv deklaroi se Gruevski burgut mund t’i shmanget vetëm nëse arratiset nga vendi, në të kundërtën vetëm humbë kohë.

“Ata janë kalkulime të kota, idioteske të cilat njerëzit në panik i përdorin. Me siguri tash gjendet në panik, me siguri këshilltarët e tij juridik e udhëzojnë gabim, bëje këtë, bëje atë, por kanë afat të humbur. Vetëm një gjë mund të jetë e mundur, të ikë dhe të largohet nga vendi si mënyra e vetme për ti shpëtuar burgut”, u shpreh Demiri.

Demiri më tej thekson se Gruevski vetëm tenton të blej kohë, sepse pas vërtetimit të fajësisë, atij si mbetet tjetër veçse të marrë rrugën për në Shutkë.

“Sipas gjithë logjikës, logjikës gjyqësore, logjikës politike, logjikës njerëzorë, kur të gjitha këto procedurat e hetimit dhe gjykimi përfundojnë dhe kur vërtetohet fajësia, tani bëhet fjalë për verifikim të fajësisë, atëherë duhet të shkojë në burg. Nuk është problem që ai do të shkoj në burg, por problem paraqitet tash i gjithë opinioni, mediat dhe ata të cilët e vënë në dyshim se si do të bëhet kjo. Shumë e thjeshtë është do të bëhet”, deklaroi Alajdin Demiri, analist.

Baby Boo