Demë Shehu i grupit të Kumanovës godet akademinë e shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë


Demë Shehu
Nuk mund ta kuptoj indiferencën e Akademisë së Shkencave të Tiranës dhe Prishtinës në këto procese që po kalon Kombi ynë, apo duhet të mendojmë se armiqtë tanë shekullor u’a kanë ngjizur idetë e tyre për serbizimin dhe greqizimin e Ballkanit dhe përmes strategjive të tyre të ndikimit që kanë te kjo shtresë “intelektuale”, orvaten që sërish ta arrijnë qëllimin e tyre:

Ta sigurojnë praninë e tyre dhe që popullin shqiptar t’a mbajnë edhe më tej në gjendjen e dobësisë shpirtërore, servilizmit dhe varshmërisë materiale dhe politike.

Trevat tona Shqiptare,me burime të mëdha natyrale dhe në rendin e parë të pozitës gjeografike ,e cila është trashëgimtare e traditave kolosale kulturore dhe e cila është bartëse e shumë zhvillimeve historike,histori e cila edhe sot e kësaj dite mësohet nëpër të gjitha universitetet prestigjioze të botës ,nuk mundet dhe nuk duhet lejuar që për shumë kohë të mbetemi në pozitën e qiraxhiut.

Nuk ekziston fuqi e cila do të mund ta pengonte gjeneratën e re që ta ndërprej këtë gjendje jonormale.
Me këtë bindje,populli duhet t’i bashkojnë kokat dhe shpirtërat dhe t’u thonë miqëve dhe armiqëve se Shqiptarët kanë vendosur ,që fatin e tyre ta marrin në duart e veta dhe Shqipërinë ta rregullojnë sipas botëkuptimeve të tyre.
Në këtë pikëpamje,përpjekjet e popullit Shqiptar nuk përmbajnë ide, të cilat do të konsideroheshin plotësishtë të reja.
Mund të them se, është sintezë e ideve të cilat degjohen në të gjitha trojet shqiptare dhe të cilat kanë përafërsishtë rëndësinë e përgjithshme në të gjithë rajonin.
Lufta për qëllime të reja ,nuk ka filluar as sotë dhe as dje,por mileniume me parë.

Historia e popullit shqiptar,i njeh Heronjtë dhe Dëshmorët e vet dhe faqet e shkruara mbi vuajtjet dhe sakrificat që kanë kaluar shqiptarët duke mbrojtur Atdheun e tyre.
Madhësia e problemeve dhe vuajtjeve të shqiptarëve,kërkon bashkim kokash e të ideve të shëndosha,kërkon aksion e solidaritet të miliona shqiptarëve.

Nëse duam, që populli shqiptar të dal nga të lëvizurit në rreth,nga varshmëria,servilizmi dhe varfëria,
Nëse duam që me hapa të sigurt të ecim në shtigjet e dinjitetit e arsimimit dhe të bëhemi zotëri të fatit tonë ,
Nëse duam që sërish të gufojnë burimet e trimërisë,gjenive dhe virtyteve,atëherë duhet unifikuar i gjithë potenciali patriotik dhe historik që ta ndërtojmë rrugën e cila shpie deri te synimi gjithëkombëtar “Shqiptarizimi i Ballkanit” .
Ky synim mund të duket edhe i pamundur edhe i largët ,por i njejti duhet të jetësohet ,sepse vetëm ky synim gjendet në suazat e së mundshmës.

Çdo platform e huaj antishqiptare,në sy mund të duket e afërt dhe në prag të cakut,por për kombin tonë është utopi e pastërt ,sepse qëndron në suazat e së pamundshmës.
Historia e populli tonë tregon faktin e qartë,se shqiptarët janë mendimi i vetëm ,të cilët kanë mund ta mallëngjejnë imagjinatën e shumë popujve të botës dhe te këta popuj,kanë arritur masën e domosdoshme të frymëzimit dhe disiplinës.Asnjë ideal tjetër ,i huaj për shqiptarët ,kurrë nuk ka arritur të realizojë çfarëdo efekti me rëndësi ,në fushën e kulturës dhe historisë.

Në të vërtetë,çdo gjë që në historinë e popullit shqiptar është e madhe dhe me vlerë të përmendet,është krijuar me Gjakun e Shenjtë të Dëshmorëve.
Populli Shqiptar janë ,Atdhedashës dhe shquhen për Trimëri.
Populli Shqiptar është i paaftë që të jetojë dhe vdes për çfarëdo ideali tjetër.

S’është e marrur me mend që Shqiptari të sakrifikohet për ndonjë sundues apo lider partie ose për lavdi të ndonjë kombi,sepse sipas instinktit të fortë të Shqiptarit,Ai në këtë ,njeh vetëm Kombin e vet.
Së këtejmi ,periudhat e pasivitetit dhe stagnimit,në të vërtetë ,do të thotë mungesa e alternativave të Politikanëve Shqiptar ose papërgatitshmërisë së mjedisit Shqiptar që të drejtohet nga shtegu i përp’jetshëm.Politikat e tyre janë shprehje të cekëta të monopolit të tyre shpirtëror.

Për Shqiptarët, investimi shpirtëror dhe ideor duhet të jetë bazament i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm etik, filozofik, idealist dhe politik i çdo aksioni të mirëfilltë,në drejtim të rimëkëmbjes dhe përmirsimit në çdo fushë.
Ose duhet që të bëjmë lëvizje në drejtim të rimëkëmbjes kombëtare, ose të vazhdojmë me stagnim dhe pasivitet siç kemi ndenjur nën mjegullën e dendur, të cilat na qojnë në drejtim të shkatrrimit dhe shkombëtarizimit.
Për popullin Shqiptar alternativë e tretë nuk ekziston,
pëveçse “Shqiptarizimit të Ballkanit”.

 

Baby Boo