SHGM: Incidentet sikur dje janë sulm ndaj lirisë së mediave


Shoqëria e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me një komunikatë ka reaguar ndaj incidentit të ndodhur dje në klubin e deputetëve.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon incidentin e djeshëm në Klubin e Deputetëve kur policia ndaloi fotoreporterët të fotografojnë momentin e arritjes së përfaqësuesve të partive politike në takimin e liderëve për shkaqe sigurie, ndërsa shefi i Zyrës për komunikim me publikun në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Marjan Zabrçanec, ka bërë komente të pahijshme ndaj punonjësve mediatik sepse kanë reaguar ndaj këtyre kufizimeve”, thuhet në komunikatën SHGM-së.

Në komunikatën e SHGM-së gjithashtu thuhet se sulmi ndaj mediave është tentim për kriminalizuar punën e gazetarëve.

“Paralajmërojmë se këto incidente janë sulmi i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave dhe është përpjekje për të kriminalizuar punën e punonjësve në media, të cilët para publikut duhet të paraqiten si njerëz të rrezikshëm. Gjithashtu, këto incidente e komprometojnë përpjekjen e Qeverisë së re për qeverisje transparente dhe të përgjegjshme dhe na rikthejnë hijet e të kaluarës”. thuhet në komunikatë.

Nga atje theksojnë se nëse ka pasur arsye sigurie për zbatim të një praktike të re për ndjekje të ngjarjeve publike atëherë policia është dashur në kohë t’i informojë fotoreporterët dhe kameramanët dhe të sigurojnë zgjidhje alternative për mbulimin e ngjarjeve duke mos shkaktuar konfuzion dhe nervozizëm.

Nga SHGM theksojnë se është obligim i Qeverisë të garantojë qasje të lirë për punonjësit mediatik në të gjitha ngjarjet me interes publik dhe të sigurojë kushte për punë të pandërprerë, pa trysni dhe kërcënime. Çdo sjellje tjetër nuk do të përmirësojë gjendjen e lirisë së fjalës dhe do të mbajë Maqedoninë në fund të listave botërore për këto liri.

Baby Boo