DEL NGA RRUGA AUTOBUSI ME TURISTË, 15 TË VDEKUR, 27 TË PLAGOSUR


Një autobus ka dalë nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.

Baby Boo