Del në shitje vera që përshkoi orbitën e tokës, çmimi i pritshëm është 1 milion dollarë


Një shishë me verë franceze, që bëri orbitë rreth Tokës për më shumë se një vit, është vënë në shitje për një çmim marramendës. Shishja e verës “Petrus 2000” është prodhuar nga një lloj i rrushit të zi në një rajon të njohur francez për prodhimin e verës. Çmimi i pritshëm është 1 milion dollarë apo rreth 830 mijë euro. Edhe një shishe e rëndomtë me verë “Petrus 2000” do të shitet bashkë me shishen që ka qenë në orbitë, në mënyrë që blerësi të ketë mundësi për ta bërë krahasimin mes tyre.

Kompania “Space Cargo Unlimited” dërgoi 12 shishe verë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në nëntor të vitit 2019. Pas më shumë se 400 ditësh në hapësirë dhe udhëtimit për rreth 300 milionë kilometra në gravitet zero, vera u kthye në Tokë në janar të këtij viti. Shkencëtarët e analizuan atë dhe një grup e pati mundësinë që ta shijojë verën në mars të këtij viti. Jane Anson, gazetare, ishte në mesin e tyre. “Është vështirë të them nëse ishte më e mirë apo më e keqe, por definitivisht ishte ndryshe”, deklaroi ajo.

Baby Boo