Dekoska: Do të dëgjohen argumentet e noterëve dhe të avokatëve

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot bëri të ditur se do të dëgjohen argumentet e ndryshme edhe të noterëve edhe të avokatëve rreth Ligjit të noterëve me qëllim për të gjetur zgjidhje e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe në mbrojtjen e sigurisë juridike.

Baby Boo

“Para ardhjes time, në Ministrinë e Drejtësisë ka ekzistuar një grup punues rreth ndryshimeve të ligjeve. Është përpunuar projekt-tekst i cili duhet të shqyrtohet dhe të bëhen konsultime. Jam e vetëdijshme se bëhet fjalë për një lëmi të ndjeshme dhe ku interesa të kundërta kanë grupe të ndryshme të cilat punojnë në sferën e drejtësisë, por qëllimi primar i Ministrisë së Drejtësisë do të jenë interesat e qytetarëve dhe ajo që domethënë interes në mbrojtjen e sigurisë juridike”, tha Deskoska pas shënimit të 20-vjetorit të Noterisë në Maqedoni.

Propozim-teksi, siç tha, do të jetë lëndë shqyrtimi dhe do të debatohet edhe me Odën e Noterëve dhe të Avokatëve.

“Dua që t’i dëgjojë edhe argumentet e njërës edhe të palës tjetër, por edhe zgjidhjet komparative, ashtu që asnjë zgjidhje apriori nuk ka përparësi në këtë moment”, theksoi Deskoska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Nga Oda e Noterëve të Maqedonisë thonë se noterët janë mjaft të arsimuar për të firmosur marrëveshje dhe se nuk duhet t’ju merret kjo kompetencë duke pasur parasysh se ka vetëm 0,02 për qind padi për anulimin e akteve noteriale.

“Noterët dëshirojnë të mbetet akti noterial si formë e cila është karakteristikë kryesore e çdo noteri që është anëtar i Noteriatit Latin. Avokatët asnjëherë nuk kanë qenë të përjashtuar nga procedurat e noterëve. Pjesëmarrja e avokatëve asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar dhe nuk ka paraqitur problem. Çdo palë mund të ketë një avokat dhe kjo edhe më herët nuk ka qenë e ndaluar. Për atë arsye mendoj se akti noterial duhet të kthehet në kapacitetin e tij të plotë”, deklaroi Olga Dimovska, nënkryetare e Odës së Noterëve të Maqedonisë.

Në periudhën në vazhdim është paralajmëruar rol më i madh i noterëve në luftën kundër larjes së parave dhe korrupsionit, ndërsa pritet edhe përshpejtim i procesit të digjitalizimit të shërbimeve të cilat ju ofrohen qytetarëve.

Restorant Lumare