Deklarata e policisë për vdekjen e vogëlushes në Strugë


Më 21.06.2018, në orën 12 dhe 20 minuta, stacioni i policisë në Strugë mori një njoftim telefonik nga JZU “Spitali i Përgjithshëm” në Strugë për një aksident që rezultoi me vdekjen e një të miture e lindur në vitin 2012 në Strugë.

Pas marrjes së informacionit, u formua një ekip inteligjent dhe prokurori publik shkoi në vendin e ngjarjes në rrugën “JNA” në Strugë. Vajza e mitur jetonte në apartamentin e saj së bashku me nënën  dhe vëllain e saj më të vogël. E ëma e vajzës për një moment e vërejti se vajza nuk ishte në dhomat e banesës. Meqë nëna e saj e vuri re këtë, ajo filloi të shikonte nëpër banesë, edhe në banesën e afërt ku jetonte gjyshi i saj. Pastaj ata panë nën ballkon vajzën e rënë poshtë.

Menjëherê të shqetësuar dhe në ankth familjarët e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.Aty u konstatua vdekja e të miturês ku me urdhër të prokurorit publik trupi ju dorëzua familjarëve.

Baby Boo