Dega e BDI-së në Kumanovë mbështetë fuqishëm Arbër Ademin për deputet

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë në mbledhjen e sontme lidhur me nominimin e kandidatëve për deputet në Zonën 2 i ka dhënë mbështetje absolute Arbër Ademit në raport me kandidatët e tjerë.

Ministri aktual i arsimit dhe shkencës, siç duket është vlerësuar lartë nga antarësia e Degës me punën si ministër të cilët i kanë dhënë 16 vota, për ti prijë listës për deputet në Zonën 2, kundër Ilir Hasanit me 12 vota dhe Mentor Jakupit me 11 vota, ndërsa Zebibe Dehari është propozuar nga Forumi i Gruas.

Ndryshe, Arbër Ademi bazuar në shumë anketa, gëzon rejting të lartë në përgjithësi, në gjitha rajonet në vend, falë angazhimit, punës dhe përgjegjësisë që ka dëshmuar gjatë këtyre 20 muajve në krye të arsimit.