Defekt ose atentat: Dështojnë frenat e mercedesit të Dritan Abazoviqit


Autoritetet malazeze po përcaktojnë pse frenat e mercedesit shtetëror në të cilin ishte duke vozitur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë dështuar gjatë vozitjes, tha MPB-ja për mediat vendase.

Sistemi i frenimit të automjetit zyrtar pushoi së punuari plotësisht derisa Abazovic ishte në Obzovicë, rreth pesëdhjetë metra para një tatëpjete të madhe. Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik dhe Abazoviq në atë kohë ishte në një vizitë zyrtare në Tivar.

Nga MPB thonë se nga kontrollet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për defekt për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që ka kaluar automjeti, por theksojnë se personi i parë i atij institucioni dhe partiak i Abazoviqit, Filip Axhiq. , ka iniciuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga Administrata për Detyra Mbikëqyrëse të Sigurisë, “për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje”.

“Ne jemi të bindur nga kontrolli i mëparshëm se defekti i automjetit është për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të madh, por edhe se më parë nuk ka pasur asnjë tregues që do të tregonte se një defekt i tillë mund të ndodhte në automjetin e përmendur”, i thanë zyrtarët malazez.

Baby Boo