DEBAT PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR ANTIKORRUPSION (VIDEO)


Ministria e Drejtësisë ka lëshuar në shqyrtim publik versionin e dytë të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Ky ligj siç bëri të ditur ministrja Renata Deskoska, ngërthen brenda përbërjes së saj edhe disa risi, siç janë zgjedhja në mënyrë transparente e Komsionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe ndarja e këtij trupi nga politika. Siç sqaron ajo, kryetari ose anëtarët e trupit të ri të Antikorrupsionit, gjatë 10 viteve e fundit  nuk duhet të kenë pasur ndonjë  funksion politik në Qeveri, Parlament, e as të kenë qenë donator në ndonjë parti politike. Deskoska thotë se ligji tani është në debat publik në mënyrë që të dëgjohen argumentet pro dhe kundër tij. Ndërsa njofton se i njëjti është punuar nga një grup ekspertësh, në të cilin janë të përfshirë ekspertë, përfaqësues të platformës të organizatave qytetare dhe përfaqësues të institucioneve.

RENATA DESKOSKA, MINISTRE E DREJTËSISË  

“Është ligj i cili bashkon ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ligjin të konflikt interesit. Brenda tij janë të përfshira disa risi, të cilat duhet që t’i plotësojnë rekomandimet e GREKO, rekomandimet e Komisionit Evropian, të Pribes dhe të ODIHR, në pjesën e finansimit të fushatave zgjedhore. Njëra nga risitë është përbërja e ndryshme e Komsionit Shtetëror për Ndalim të Korrupsionit dhe procedura transparente për zgjedhjen e tij. Janë dhënë dy alternativa, pra në debatin e grupës punuese kanë dalë dy alternativa të ndryshme për zgjedhje”.

Komsionit Shtetëror për Ndalim të Korrupsionit i janë dhënë kompetenca për qasje deri te llogarit bankare të pesonave të cilët janë në funksione publike dhe  kompetenca lidhur me kontrollet në pronë.

Sipas Sllagjana Taseva nga “Transparence International” çështja që ka qenë edhe në ligjin paraprak por nuk është zbatur e që tani duhet të rregullohet në propozim ligjin e ri, është si do të bashkëpunoj Antikorrupsioni me institucionet e tjera.

SLLAGJANA TASEVA, “TRANSPARENCE INTERNATIONAL”

“Çështja që duhet të rregullohet në këtë ligj, është çështja se si ky trup do të bashkëpunoj me institucionet e tjera, pra procedurat dhe cilat kompetenca do ti ketë ky trup, duke i pasur parasysh instrumentet ndërkombëtare që kërkojnë vendosjen e këtij lloji të institucionit dhe parase gjithash kërkojnë ky institucion të jetë efikas dhe të mund të marrin masa konkrete, të cilat do të shkaktojnë reagim të caktuar ose përgjegësi”.

Në pjesën e financimit gjatë fushatave zgjedhore, thonë nga Ministria e Drejtësisë janë përfshirë afate, të cilat gjatë një fushate Komsionit Shtetëror për Ndalim të Korrupsionit do të duhet të deklarohet për parregullsi eventuale të ndonjë partie politike ose organizator të fushatës zgjedhore dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim të buxhetit publik në fushatë, kështu ata  duhet të veprojnë në bazë të afateve në mënyrë që mos të ëprsëritet e njëjta. 

Baby Boo