Ish-përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi me gjasë do t’i kthehet sërish drejtimit të një kombëtareje, madje pjesëmarrëse të Botërorit të këtij viti.
Adam Navalka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Polonisë pas paraqitjes shumë zhgënjyese të skuadrës së tij në Botërorin e Rusisë.
Polonia nuk mundi të kalonte grupin dhe trajneri ka përgjegjësitë e veta, pasi nuk mundi ta mbante grupin të bashkuar.
Për pasuesin e Navalkas, presidenti i Federatës, Boniek, ka dy alternativa italiane.
Në garë janë Giani De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Cesare Prandelli, ish-trajner i Italisë.
Pak ditë më parë, trajneri De Biasi kishte pohuar se ishte në pritje për të marrë një kombëtare pjesëmarrëse në Botëror dhe tani atij i është hapur rruga për të drejtuar Poloninë në vazhdim.