David Silva zbulon armen sekrete te Spanjes kunder perballjes me Rusine


Në 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018” Spanja ka një përballje më shumë delikate se sa të vështirë, pasi përballë iberikëve do të jetë Rusia, vendi organizator i këtij eventi. Te Spanja janë të vetëdiojshëm se do  të kenë kundër një stadium të tërë (Luzhniki), por kjo nuk i tremb miqtë, që do të dijnë të tregojnë se sa vlejnë. “Qarkullimi i topit do të jetë arma jonë kryesore, faktori që do të na bëjë të mundur fitimin e këtij takimi”, shprehet David Silva, i bindur te fitorja ndaj Rusisë.

Mesfushori i Manchester City, më te shprehet: “Çdo ndeshje duhet ta interpretojmë në një mënyrë të veçantë nga tjetra dhe kjo është ajo që kemi bërë deri më tani. Kjo është filozfia jonë, që deri më tani ka qenë fituese. Kemi patur edhe vështirësi në rrugën tonë, por po shohim se të gjitha ekipet e mëdha janë duke vuajtur në këtë Botëror. Grupi ynë ishte i vështirë, por u kualifikuam dhe tani duhet të minimizojmë gabimet. Kemi dhuruar edhe gola, por duhet të mbrojmë më mirë”, tha Silva

Baby Boo