Daut Demaku: Sunduesit kanë eliminuar kokat e ndritura të popullit shqiptar


Publicisti, shkrimtari, dhe njeriu që solli frymën e re të të menduarit e të jetuarit në Kosovë, Daut Demaku ka qenë i ftuari i parë në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Demaku ka thënë se shqiptarët kanë pasur prej 600 vjetësh egoizëm primitiv, dhe kjo dëshmohet se përpos Gjergj Kastriotit – Skënderbeut që i ka shërbyer vetes, gjithë tjerët u kanë shërbyer pushtuesve të huaj.

Ai thotë se shqiptarët kanë qenë superfuqi me territor, por sipas tij ata që kanë dashur t’i grabisin tokat shqiptare, sidomos Rusia dhe Turqia, kanë eliminuar kokat e ndritura të këtij populli.

Demaku thotë se në politikë gjithmonë kemi pasur egoistët, ndërsa për edukimin e kombit shqiptar duhet të kujdeset akademia e shkencave.

“Shikoni akademinë serbe, çdo tre muaj dalin me platforma, porosi. Akademia jonë prej 20 vitesh po bën gjumë dimërorë”, tha ai.

Shkrimtari ka dhënë se populli duhet të edukohet dhe ky edukim duhet të fillojë para se të ngjizet fëmija.

“Shumësia nuk ka ndonjë rëndësi. India ka popullsi prej 1 miliardë banorësh, ndërsa Sllovenia ka vetëm 2 milion. Por kurrë India nuk mund të bëj shtet si Sllovenia apo Norvegjia”, tha ndër të tjera Daut Demaku.

Baby Boo