Kompanitë: “S’ka punëtorë as pa përvojë!”


Oda Ekonomike në analizën e bërë për investitorët e huaj në vend nxjerr në pah që në vitin 2022 janë përmbushur vetëm 20% e qëllimeve që janë planifikuar nga kompanitë. Sipas tyre faktorët që ndikuan në këtë ulje të produktivitetit janë lufta në Ukrainë duke shkaktuar vonesa të transporteve të mallrave, mungesë të lëndës së parë të prodhimeve dhe si pasojë ulja e porosive nga shtetet e jashtme. Kurse, kriza energjetike sipas Odës ka ndikuar në 55% të rritjes së shpenzimeve te kompanitë e huaja që kanë investuar në zonat e lira ekonomike të vendit. Gjorgji Trençevski nga Oda Ekonomike tha se mungesa e fuqisë punëtore vërehet në 84% e kompanive të anketuara që janë kryesisht investitor të huaj në vend.

“84% e kompanive janë deklaruar se kanë problem gjatë gjithë kohës ose herë pas here në gjetjen e fuqisë punëtore. Maqedonia po ballafaqohet me mungesë të kuadrit të kualifikuar, por mund të themi se nuk gjejmë dot as punëtor të pakualifikuar, ky problem sa vjen e rritet për kompanitë private. Për administratë është relativisht më lehtë të gjejmë se sa teknikë dhe inxhinierë vështirë më të gjejmë dhe këtë problem serioz e ndiejnë kompanitë e industrisë”, deklaroi Gjorgji Trençevski, Oda Ekonomike. /Alsat.mk

Baby Boo