Dasmat si fushëbeteja nga të shtënat e dasmorëve, apelet dhe aksionet s’bëjnë punë (VIDEO)


Krismat e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare duket se janë bërë përditshmëri gjatë këtyre dy muajve kur edhe bëhet numri më i madh i ceremonive martesore.

Shumë prej qytetarëve të anketuar për Alsat thonë se ndjehen të rrezikuar për shkak të gjuajtjeve me armë në mënyrë të pakontrolluar. Ata thonë se plumbi i krisur nuk shton e as nuk zbeh atmoseferën e krijuar në dasëm.

“Ky është mentaliteti ynë dhe nuk ndryshohet. Sigurisht që nuk është mirë por edhe pushteti i ka fajet. Nga ato gjuajtje ka shumë të këqija, shumë pasoja. Mund të festojmë edhe pa plumb”.

“Verës ka më shumë se dasma ka më shumë, nuk është mirë, duhet të gjuhet siç është adeti, kur merret nusja. Disa e teprojnë shumë. Ata që gjujanë shumë sigurisht që duhet të ketë gjoba”.

Gjithashtu, qytetarët kërkojnë nga MPB-ja të shqiptohen gjoba të larta ndaj personave që përdorin armë zjarri në ahengje famijare.

“Nuk duhet në qytet të ndodhin gjëra të tilla. Ka shumë gjuajtje, më duket se më shumë ka në komunën e Çairit. Edhe pushteti ka fajet, duhet më tepër kujdes”.

“Gjuajtja duhet të jetë rreptësisht e ndaluara se shumë tragjedi janë bërë, por këtu fillimisht duhet të reagojë shteti. Është gjuajtur me orar të caktuar dhe është ditur personi se kush duhet të gjuaj. Sot, edhe fëmijët edhe çdo kush tjetër e përdor atë. Për mendimin tim duhet të jetë rreptësisht e ndaluar”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk raportuan për numër të saktë të incidenteve të shkaktuara nga gjuajtjet më armë zjarri por thuhet se nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 11 raste të plumbave qorr me pasoja lëndime në njerëz dhe makina të dëmtuara.

Nga dikasteri i Brendshëm, kohë më parë apeluan që qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje të tjera familjare duke përkujtuar se ajo paraqet shkelje të rendit publik dhe parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet./Alsat/

Baby Boo