Dasmat nuk kanë të ndalur, Afrim Muçiqi këndon në oborrin e një shtëpie


Rastet e shumta me COVID-19 dhe masat e reja të paralajmëruara për dikë në Kosovë po shihen si tejet serioze.

Por, për këngëtarët dhe dasmorët kosovarë, ato vazhdojnë të mos merren parasysh.
Së fundmi, nëpërmjet një video live në rrjetin social Facebook, shihet këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, teksa këndonte në një aheng te organizuar në oborrin e një shtëpie diku në Kosovë, shkruan Portali.info.

Portali.info më poshtë ju sjellë pamje të marra nga kjo video ku shihen persona të shumtë, ndër ta asnjëri nuk duket se po i respekton masat parandaluese të propozuara tash e sa kohë nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo